Shtëpia e Bardhë publikon foto nga takimi Thaçi-Vuçiç

KOSOVA


Është publikuar fotoja e takimit të mbrëmshëm mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiç në Shtëpinë e Bardhë.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare (NSC) të SHBA-së, në rrjetin social Twitter, ka publikuar para pak minutash foton ku veç Thaçit e Vuçiçit, shihen edhe ambasadori Richard Grenell dhe shefi i NSC-së, Robert O’Brien.

Aty thuhet se marrëdhëniet mes Kosovës e Serbisë kanë shumë rëndësi për administratën e Trumpit.

“Dje, kreu i NSC-së (Këshilli i Sigurisë Kombëtare) O’Brien dhe Richard Grenell, u takuan me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe me atë të Kosovës, Hashim Thaçi. Marrëdhëniet Serbi – Kosovë kanë rëndësi të madhe për administratën Trump”, ka shkruar NSC-ja në Twitter.



Skip to toolbar