Shtetet baltike në alarm, NATO do rrisë prezencën pas akteve të sabotazhit

BOTA


NATO do të rrisë praninë ushtarake në Detin Baltik, pas aktit të dyshuar të sabotazhit këtë javë, ku u dëmtuan kabllo nënujore elektrike e të telekomunikacionit, ndërsa Estonia njoftoi nisjen e një operacion te madh detar për të ruajtur një linjë të rëndësishme elektrike në koordinim me aleatët.

Të enjten, Finalnda konfiskoi një anije që transportonte naftë ruse me dyshimin se kishte prerë kabllon nënujore elektrike nënujore që e lidhte me Estoninë, Estlink 2, dhe kishte dëmtuar një sërë fibrash optike.

Të premten tha se i kishte kërkuar ndihmë aleancës ushtarake transatlantike. Vendet Baltike janë në alarm, pasi një sërë kabllosh elektrike nënujore, lidhje të telekomunikacionet dhe gazsjellësit janë vënë në shënjestër të akteve të sabotazhit që kur Rusia nisi luftën në Ukrainë në vitin 2022.Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, deklaroi në platformën sociale X se NATO  do të përforcojë praninë ushtarake në Detin baltik, pa dhënë detaje të mëtejshme.



Skip to toolbar