Shkon në 35 numri i të prekurve me koronavirus. Shifrat janë konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Në laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 20 mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe dy prej tyre kanë dalë pozitive.
Dy prej rasteve pozitive janë raste kontakti njëri me vendbanim nga fshati Petrovë komuna e Shtimes, e gjinisë mashkull me moshë 44 vjeç dhe tjetra me vendbanim në Prishtinë nga komuna e Prishtinës e gjinisë femër e moshës 39 vjeç.
Nga data 8 shkurt deri në 23 mars, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK, janë testuar gjithsej 604 mostra të dyshimta dhe prej tyre, gjithsej 35 raste kanë rezultuar pozitive.