Shtyhet gjyqi për Arbër Çekajn e 613 kg kokainë

AKTUALITET


Seanca gjyqësore për Arbër Çekajn në Gjykatën për Krime të Rënda, ka nisur me 23 minuta vonesë për shkak të vonesës së kryesueses së trupit gjykues, Daniela Shirka, e cila mori konfirmimin në detyrë mëngjesin e së premtes nga KPK, në kuadër të Vettingut.

E megjithatë, seanca për dosjen e 613 kg kokainë është shtyrë sërish për në datën 20 nëntor, ora 10:00, pasi mbrojtësit e Donaldo Lushajt nuk u paraqitën në seancë. Gjithashtu, edhe avokati Maks Haxhia nuk ishte i pranishëm për arsye të gjendjes shëndetësore. Në fund të muajit shtator, Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar ndaj tre të pandehurve.

Sipas prokurorit të çështjes, Arbër Çekaj, pronari i kompanisë “Arbri Garden”, kishte si rol transportin e lëndës narkotike nga Kolumbia deri në Shqipëri, ndërsa dy të pandehurit ishin përzgjedhur prej tij për të marrë ngarkesën nga Durrësi, duke e dërguar në magazinën në Shijak ku dhe u kap nga policia.



Skip to toolbar