Përhapja e gjerë dhe e shpejtë e COVID-19 në Angli, ndihmuar dhe nga varianti i ri kanë prekur edhe futbollin.
Ndeshja e rëndësishme Everton-Manchester City u shty mbrëmjen e kaluar pasi nga klubi mik kanë raportuar për raste me COVID-19.
Fillimisht ishin Gabriel Jesus dhe Kyle Walker, por tani duket se ka dhe raste të tjera dhe Manchester City s’mund të zbriste në fushë. Për këtë arsye autoritetet vendosën që ndeshja mos luhej.
Duket se futbolli anglez do kthehet aty ku ishte, në mars të vitit që lamë pas kur futbolli u pezullua përfundimisht.