Shuhet “gjigandi i mirë”/ Dikembe Mutombo vuante nga një sëmundje e pashërueshme

Më të fundit


Epiteti që pati gjatë karrierës, tregon gjithçka.

Dikembe Mutombo mbiquhej “Mali”, dhe me të vërtetë ishte një nga basketbollistët më të fortë dhe më të pakalueshëm në NBA. Kjo legjendë e vërtetë, e ardhur nga Afrika, mbylli sytë në moshën 58-vjeçare pas një sëmundjeje të pashërueshme.

I lindur në Republikën e Kongos, ai u shua në Atlanta, në shtetin amerikan të Xhorxhas. Mutombo luajti për 18 sezone në basketbollin amerikan, duke u shquar për topat e kapur në tabelë dhe për bllokimin e gjuajtjeve të rivalëve.

Për këtë e ndihmonte shtatlartësia prej 2.18 metrash, dhe parametrat e shkëlqyer fizikë. Ai veshi fanelën e ekipeve si Denver, Atlanta, Filadelfia, Nju Xhersi, Nju Jork dhe Hjuston.

Tetë herë u zgjodh në Ndeshjen e Yjeve, katër herë u zgjodh mbrojtësi më I mirë I NBA-së, dy herë ishte numri 1 I kampionatit për topat në tabela dhe tre herë, më I miri për bllokimin e gjuajtjeve.
Në historinë e basketbollit amerikan, Mutombo është I dyti në renditjen e bllokimit të gjuajtjeve pas gjigandit tjetër, Hakim Olaxhuon.



Skip to toolbar