Shuhet Kadare, ambasada e SHBA: Trashëgimia e tij do jetojë si dëshmi e gjeniut të…

AKTUALITET


Ambasada e SHBA në Tiranë ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e shkrimtarit Ismail Kadare.

Ambasada që nderoi Kadarenë me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë në vitin 2020 shkruan se trashëgimia e tij do të jetojë si një dëshmi e gjeniut të tij në letra.

“Jemi thellësisht të pikëlluar për ndarjen nga jeta të Ismail Kadaresë, letërsia e të cilit frymëzon lexues në mbarë botën.

Kujtojmë me kënaqësi që Ambasada e SHBA nderoi Kadarenë me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë në vitin 2020.

Vepra e tij ka krijuar ura midis Shqipërisë dhe botës dhe trashëgimia e tij do të jetojë si një dëshmi e gjeniut të tij në letra. Mendimet tona janë me familjen e tij, me të dashurit e tij dhe me popullin shqiptar”, shkruan ambasada.



Skip to toolbar