Shuhet në moshën 90-vjeçare legjenda e Hollivudit

BOTA


Aktori i njohur Sean Connery ka vdekur në moshën 90 vjeçare. Roli që e portretizon Connery-n është ai i James Bond-it në Filmin Agjenti 007 bëjnë me dijemediat e huaja.

Jashtë rolit të James Bond, Sean është shfaqur në një larmi filmash. Ai është i njohur për interpretimin e Jimmy Malone në The Untouchables (1987), për të cilin fitoi një Oscar për Aktorin më të Mirë Mbështetës, Sean Connery ka fituar një cmim Oscar, tre Golden Globe dhe dy çmime BAFTA gjatë karrierës së tij.

Filmat e tjerë të Sir Sean përfshinin “The Hunt for Red October”, “Indiana Jones and the Last Crusade” dhe “The Rock”. Aktori vetëm pak kohë më parë më 25 gusht festoi ditëlindjen e tij të 90.

Legjenda e Hollivudit ka lindur në Endiburgh, Skoci, në vitin 1930. Ai njihet për rolet e tij të shumta në kinematografi, jo vetëm si aktor por edhe si producent.



Skip to toolbar