Shuhet producenti legjendar/ SHBA, Quincy Jones ndërroi jetë në moshën 91 vjeç

BOTA


Quincy Jones, producenti dhe kompozitori legjendar amerikan, ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare. Ai ishte një nga figurat më të rëndësishme të industrisë muzikore në SHBA, me një karrierë të shquar që përfshinte bashkëpunime me artistë të mëdhenj si Michael Jackson, Frank Sinatra dhe Ray Charles. Një ndër arritjet më të njohura të tij ishte produksioni i albumit historik Thriller të Jackson-it, që mbetet një nga albumet më të shitur të të gjitha kohërave.

Jones gjithashtu luajti një rol kyç në regjistrimin e këngës bamirëse të vitit 1985, We Are the World, një projekt i madh me pjesëmarrjen shumë yjeve, me qëllim mbledhjen e fondeve për të luftuar urinë në Afrikë.

Publicisti i tij, Arnold Robinson, konfirmoi se Quincy Jones ndërroi jetë të dielën në shtëpinë e tij, i rrethuar nga familja. Në një deklaratë prekëse, familja deklaroi: “Sonte, me zemra të thyera ndajmë lajmin për vdekjen e babait dhe vëllait tonë Quincy Jones.

Megjithëse kjo është një humbje e pabesueshme për familjen tonë, ne festojmë jetën e mrekullueshme që ai jetoi dhe e dimë se nuk do të ketë kurrë një tjetër si ai.”

Gjatë karrierës së tij që zgjati më shumë se 75 vjet, Quincy Jones fitoi 28 çmime Grammy nga 80 nominime, një arritje e rrallë që e bëri një nga muzikantët më të vlerësuar të shekullit të 20-të.



Skip to toolbar