“Si do ishte lista nëse unë do isha Basha”, Gjiknuri: Me ndryshimin e Kushtetutës ndodhi një tërmet politik

Më të fundit


Përfaqësuesi i Mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjknuri ka shpjeguar me detaje propozimin e PS-së për hapjen e listave si dhe i ka dhënë një përgjigje opozitës së bashkuarse përse nuk mund të mbahet formula e koalicioneve ashtu siç ka qenë në ligjin e vjetër.

Ndër të tjera Gjiknuri tha se dryshimet kushtetuese të miratuara në fundin e sesionit të shkuar parlamentar, tha se shkaktuan tërmet politik.

“Ndoshta nuk kemi bërë ndryshimet e duhura kushtetuese, por tashmë ata janë bërë. Duhet të shkohet minimumi i mundshëm i konfliktit. Kushtetuta vërtetë nuk përmend fjalën koalicion, por në Europë nuk mund të parandalohen aleancat. Reflektimet duhet të mos prekin 5 qershorin. Ndodhi një tërmet politik, domethënë ndryshimi i Kushtetutës”, tha Gjiknuri, batute e cila u shoqërua me të qeshura.

Damian Gjiknuri u shpreh se partitë politike gjithsesi sërish mund të krijojnë aleanca.

“Ku janë përfitimet e mia si parti politike për t’u futur në koalicion dhe lind problemi si do matet pesha, a do të njihet vota elektorale për të marrë fonde publike. Elektorati është shumë i qartë. Lulzim Basha në Tiranë mund të jetë numër 1, Monika Kryemadhi numër 2. Zt.Murrizi t’i ke aftësi të veçanta për devijim humori“- u shpreh Gjiknuri.

Përfaqësuesi i PS në Këshillin Politik, ka sqaruar edhe procesin e hapjes së listave, ashtu siç e ka propozuar mazhoranca.



Skip to toolbar