Nuredin Dumani po vijon dëshminë me dyer të mbyllura në GJKKO për dosjen “Plumbi i Artë”. Dumani ka treguar se si arriti që të lirohej nga qelia pasi ishte arrestuar për vepra të tjera penale.
Dumani tregoi se, avokati Alban Bengasi, ka qenë ndërmjetës për lirimin e tij duke paguar shumën prej 40 mijë eurosh dhëndrit të vëllait të ish ministrit Nasip Naço, që në atë kohë ishte shef i spitalit.
Dumani ishte arrestuar për pengmarrje por pasi siguroi dokumentin për probleme shëndetësore u lirua. Momentalisht Dumani po tregon njohjen me bashkëpunëtorin tjetër të drejtësisë, Erjon Alibej.