Spartak Ngjela e ka cilësuar protestën e djeshme si kërkesë dëshpëruese e Bashës për kryengritje.
Teksa komenton edhe vizitën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO, Stoltenberg, avokat Ngjela shprehet se NATO tha indirekt se duhet të arrestohen keqbërësit anti-institucionalistë.
“Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha në Tiranë hapur se Rusia është pas kërkesës antiinstitucionle në Shqipëri. Kurse Basha i bie vrangallës me kërkesë dëshpëruese për kryengritje. Kryengritje me kë? Me 30 apo 40 të paguar. Asgjë. NATO tha sot indirekt: duhet të arrestoni keqbërësit anti-institucionalë”, u shpreh Ngjela në rrjetet sociale, duke e mbyllur me pyetjen “Po Rama ç’do të bëjë?”.