Kryeministri Rama ka shpërndarë disa nga këndvështrimet e mediave franceze, sesi e shohin arenën e re kombëtare “AIR ALBANIA STADIUM”.
Sipas të dhënave të publikuara prej tij Le Parisien shkruan: Një tapet bari i shkëlqyer në një stadium tërësisht të mbyllur. Dhomat e zhveshjes të denja për standardet e stadiumeve më të bukur të Europës…
Ndërsa L’Equipe: Air Albania Stadium shkëlqen me veshjen e vet kuqezi. Me të 22 mijë vendet e tij, stadiumi është shëmbëlltyra e krenarisë së një vendi që pret kampionët e botës…
Po ashtu, fjalëve të mira për stadiumin u është bashkuar edhe Ouest France, duke shkruar “Stadium flakërues me fasadën kuqezi të ngjyrave të Shqipërisë, vizatuar me motive të traditës të inspiruara nga folklori shqiptar…”.