Si u arrestua në Korenë e Jugut i riu që vriste taksistët në Tiranë

BOTA


Ervin Shahini i arratisur nga Shqipëria në vitin e mbrapshtë 1997 nuk e mendonte për asnjë çast se jeta e tij e re nisur në Korenë e Jugut do të trazohej në 2024, duke e rikthyer sërish përballë drejtësisë dhe ligjit.

Ditët e para të vitit 2024 agjentët e Interpol Tirana, të cilët janë tashmë njësi e specializuar për gjurmimin dhe kapjen e personave në kërkim, së bashku me kolegët nga Koreja trokitën në derën e banesës së Shahinit. Emisioni “FactCheck” mëson ekskluzivisht se ai jetonte në një lagje pranë qendrës së Seulit dhe përdorte emër shqiptar dhe dokumenta të falsifikuara. Në Seul ai kishte nisur një jetë të re e po ashtu kishte dhe një bashkëshorte nga Koreja.

Gjurmimi i Shahini njohur ndryshe edhe si (Vrasësi i Taksistëve) nisi në 2015 për tu finalizuar me prangosjen e tij në vitin 2024. Por cilat janë krimet e Shahinit?

Emisioni FactCheck zbardh kronologjinë e ngjarjeve që datojnë 29 vite më parë: Shahini tashmë i arrestuar dhe në paraburgim në Korenë e Jugut duke përdorur armë të ftohta (thika), ka vrarë dhe plagosur taksistë në Shqipëri. Pasi ai merrte taksi si udhëtar për të shkuar në destinacionet e kërkuara, ndalte taksistë dhe niste të godiste nga pas me thikë drejtuesit e mjeteve.

Pasi u merrte paratë i vriste apo i plagoste ai i zbriste ata nga makina duke i lënë në rrugë dhe duke rrëmbyer edhe taksinë vijonte aktivitetin e tij kriminal.

Më datë 15.05.1995, në bashkëpunim me shtetasit A. M. dhe N. K., plagosi me thikë shtetasit P. B. dhe A. A. Më datë 10.07.1995, plagosi me thikë shtetasin S.H.;

Më datë 27.08.1995, vrau shtetasin Xh. A.;

Më datë 27.10.1995, plagosi me thikë shtetasin I. I.; informoi sot Policia e Shtetit. Arrestimi në Republikën e Koresë u realizua në kuadër të operacionit “INFRA ATLAS” dhe “Suporti” ku si rezultat i shkëmbimit të inteligjencës policore, u bë identikitin dhe më pas kalimi i tij në qeli.

Shahini ndodhet në pritje të vendimit final të autoriteteve Koreane ndërsa praktika e në ngarkim të tij si dënimi me burg përjetë dhe arratisja nga burgu tashmë janë dërguar në Seul nëpërmjet ministrisë së drejtësisë.

FactCheck mëson se fillimisht Shahini ishte larguar drejt Greqisë, më pas në SHBA dhe prej disa vitesh kishte shkuar në Koren e Jugut aty ku dhe u arrestua.



Skip to toolbar