“Siguria e të miturve, sfidë e përgjegjësi”, drejtori i TikTok: Funksionojmë sipas moshave të fëmijëve. Ja si po moderohet platforma

Më të fundit


Drejtori i TikTok për Politikat Publike dhe Marrëdhëniet me Qeverinë për Evropën Qendrore dhe Lindore, Jakub Olek ka dhënë një intervistë për gazetarin Sokol Balla në emisionin “Real Story”.

Ai adresoi edhe shqetësimet e ngritura së fundmi në lidhje me sigurinë e fëmijëve në këtë platformë sociale.

Olek tha se platforma po përpiqet shumë që të ruajë sigurinë e të miturve ndërsa shtoi se është e vetmja kompani që ka prezantuar një siguri të lartë. Ai shpjegoi gjithashtu për gazetarin se si i ka ndërtuar kompania kornizat që funksionojnë në bazë të moshës së përdoruesit së këtij rrjeti social.

“Dikush që është 13 vjeç nuk mund ta përdorë TikTok. Ne e kemi moderuar përmbajtjen në TikTok. Platforma po moderohet në gjuhët lokale, përshëmbull për Shqipërinë kemi moderues në gjuhën shqipe që shohin përmbajtjen. Nëse ka diçka dhunuese në përmbajtje, apo shohim llogari që janë të personave nën 13 vjeç, ato llogari fshihen dhe ata përdorues janë të ndaluar në platformë deri sa ata të arrijnë një moshë të caktuar.”, tha ai.

Pjesë nga intervista: Doja të flisnim për legjendat dhe realitetitn që mbërthen TikTok, që ka marrë më shumë kritika kohët e fundit nga të gjithë rrjetet e tjera sociale, përse?

Jakub Olek: TikTok është një platformë relativisht e re. Është më e reja në familjen e rrjeteve sociale. Është një platformë fantastike sepse është shumë ndryshe nga ç’kemi patur më parë dhe cfarë kemi njohur më parë.

Platforma që kanë qenë të gatshme më parë, nuk ishin ndërtuar në të njëjtën mënyrë si është ndërtuar TikTok. Janë ndërtuar në dicka që quhet grafiku social, në kontent dhe përmbajtje cka do të thotë që njerëzit, që janë përreth jush janë më tepër ata persona që do të komentojnë dhe do të shohin përmbajtjen tuaj, ndërkohë që TikTok është vetëm për përmbajtjen dhe mund të bëhesh pjesë e përmbatjes në tërësi. Ka të bëjë me mënyrën se si ndërvepron me kontentin me përmbajtjen dhe sa herë do e shohësh është një eksperiencë ndryshe se kur hap aplikacionin, është një faqe e plotë me video dhe audio. Është një platformë përgjithësisht për argëtim dhe për t’ia kaluar mirë. Thatë me të drejtë se TikTok ka lindur pak më vonë, por nga pikëpamja demografike ka ndodhur një lloj si përmbysje, ne jemi brezi i facebook, apo X, dhe sëfundi edhe Instagram, ndërkohë fëmijët tanë adoleshentë të vegjël, e kanë nisur nga TikTok dhe këtu mendoj ka nisur problemi.

Ne më të rriturit që po futemi më vonë në tik tok dhe po ndeshemi me realitetin që ai ofron, deri diku na ka trembur ne prindërve edhe pse edhe ne jemi brezi i internetit dhe duket sikur nuk arrijmë dot të kontrollojmë fëmijët tanë ose na duket se janë jashtë kontrollit nëse përdorin TikTok. A mund të jetë kjo një nga arsyet, pse TikTok sot, për prindërit është shqetësues.

Jakub Olek: Faleminderit për pyetjen, mendoj se është një cështje shumë e rëndësishme unë jam vetë prind. Fëmijët e mi janë 8 dhe 6 vjec dhe ende nuk janë bërë pjesë e rrjeteve sociale. E kuptojmë sfidën dhe përgjegjësinë që vjen me sigurinë ndaj të miturve në TikTok, por duket të kujtojmë së pari që asnjë fëmijë nën 13 vjec nuk lejohet në rrjete sociale, duke përfshirë TikTok. TikTok po përpiqet, po bën shumë që të ruajë sigurinë e të miturve. Jemi e vetmja kompani që kemi prezantuar një siguri të lartë që vjen si pasojë e eksperiencës me moshën. Mendojmë që të rinjtë, zhvillohen ndryshe përgjatë moshave. Për shembull me mesazhet direkte, nëse je në moshat 13-15 vjec mesazhet tuaja direkte, nuk do të jenë të munduara do të jenë të ndaluara, cka ndihmon shumë me sigurinë dhe të gjitha gjërat e këqia.

Kur arrin në një moshë 15-16 vjec, kemi një opsion që mund ti mbyllësh mesazhet direkte ose mund t’i hapësh dhe t’ia dërgosh vetëm miqve të tu. Pra, nuk do të marrësh mesazhe direkte të padëshiruara. Për të vijuar me 18 e më tej cdo gjë është e hapur për përdoruesin.

Gjithashtu, llogaritë e të miturve 13-15 vjec, janë private. Nuk do të shohësh në feed. Unë nuk jam thjesht duke punuar për TikTok dhe nuk kam thjesht përgjegjësi vetëm për sigurinë e platformës por jam gjithashtu prind edhe jam përgjegjës për sigurinë e fëmijëve të mi dhe për këtë kemi prezantuar një mjet që si prind mund të bashkosh llogarinë tënde me llogarinë e fëmijës së mitur dhe kjo është shumë e rëndësishme, ndërton një kornizë ku fëmija mund të lëvizë, mund të vendosësh një kohë limit që mos përdori më shumë sec duhet TikTok dhe të heqësh cështje të caktuara, duke vendosur hashtag. Psh, nëse fëmija juaj është i frikësuar nga retë, vendos #re dhe fëmija juaj nuk do të shohë përmbajtje të tilla në këtë platformë. Në gjithashtu për t’ju dhënë një shembull se si mendojmë për sigurinë në vazhdimësi, nuk ka një ndalim të përhershëm sa i përket sigurisë apo kërkesave të tregut. Mund të dalësh në video live në TikTok vetëm kur je 18 vjec. Kjo është vetëm një fraksion i asaj se cfarë bëjmë ne për sigurinë e fëmijëve.

Pra TikTok nuk mund të përdoret nga dikush që është 13 vjec?

Jakub Olek: Dikush që është 13 vjec nuk mund ta përdorë TikTok. Ne e kemi moderuar përmbajtjen në TikTok. Platforma po moderohet në gjuhët lokale, përshëmbull për Shqipërinë kemi moderues në gjuhën shqipe që shohin përmbajtjen. Nëse ka dicka dhunuese në përmbajtje, apo shohim llogari që janë të personave nën 13 vjec, ato llogari fshihen dhe ata përdorues janë të ndaluar në platformë deri sa ata të arrijnë një moshë të caktuar.



Skip to toolbar