Policia e Tiranës ka shtuar kontrollet në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë periudhës festive. Si rezultat i këtyre kontrolleve, janë evidentuar dy raste të shitjes së lëndëve piroteknike, ndërsa gjatë kësaj jave janë konstatuar edhe pesë raste të tjera.
Gjatë operacioneve, shërbimet e Komisariatit Nr. 6 identifikuan një dyqan në zonën e Astirit ku tregtoheshin lëndë piroteknike. Pas veprimeve procedurale, materialet iu referuan Prokurorisë, duke nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.Xh, 45 vjeç, banues në Tiranë.
Po ashtu, nga Komisariati Nr. 4, në rrugën “Dervish Hekali”, u sekuestrua një sasi tjetër lëndësh piroteknike në një subjekt tjetër. Në këtë rast, materialet procedurale u referuan për shtetasin B.H, 66 vjeç, banues në Tiranë, duke nisur gjithashtu procedimi penal në gjendje të lirë.
Në total, në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan rreth 300 lëndë piroteknike. Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Vijojnë kontrollet e shtuara në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë periudhës së festave.
Si rezultat i kontrollove goditen dy raste të shitjes së lëndëve piroteknike.
Gjatë kësaj jave janë konstatuar edhe 5 raste të tjera.
Procedohen penalisht pronarët të subjekve të konstatuar.
Sekuestrohet rreth 300 lëndë piroteknike.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, nga kontrollet e përditshme në terren, në Astir, kanë konstatuar 1 dyqan ku shiteshin lëndë piroteknike. Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A.Xh, 45 vjeç, banues në Tiranë.
Ndërkohë, nga shërbimet e Komisariatit Nr.4, në rrugën “Dervish Hekali”, gjatë kontrollit në subjektin B.H, gjetën e sekuestruan një sasi lëndë piroteknike. Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B.H, 66 vjeç, banues në Tiranë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 300 fishekzjarrë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Policia apelon për qytetarët që të denoncojnë rastet e tregtimit apo përdorimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm për ndëshkimin e shtetasve përgjegjës, si dhe i këshillon ata të shmagnin përdorimin e lëndëve piroteknike.