Siguria rrugore, ditët dhe zonat ku shënohen më shumë aksidente

AKTUALITET


Aksidentet rrugore janë shqetësimi më i madh për policinë shqiptare. Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu nga konferenca e Ministrisë së Brendshme ku po bëhen propozime për ndryshimin e Kodit Rrugor, ka treguar cilat janë disa nga njollat e zeza në rrugë që kanë sjellë pasoja fatale për jetët e njerëzve.

Rrethrrotullimin pranë qendrës tregtare në rrugën që të çon në Elbasan vetëm në 3 muaj ka pasur 7 aksidente me pasoja fatale. Po ashtu edhe rrethrrotullimi i Kolonjës në 2 muaj ka pasur 5 aksidente me pasoja fatale.

Sipas Veliut, numri më i madh i aksidenteve ndodhin ditën e hënë, 233, të premten 230 dhe 214 të dielën. Ndërsa për orarin kur ndodhin më shumë aksidente, Veliu tha se janë oraret kur qytetarët nxitojnë të kapin orarin e punës apo kur dalin prej saj. “Janë oraret 8 me 12 dhe 14:17 ku koicidon dhe me largimin nga puna e shoferëve”, tha Veliu.



Skip to toolbar