“Simbolika e PD, kundër ndryshimit”, Petro Koçi: Si duhet lexuar dixhitura ku shfaqeshin Berisha dhe Trump

Më të fundit


TIRANË- Deputetit i Partisë Socialiste, Petro Koçi, i ftuar në emisionin “Real Story” tha se qeverisjet duhet të jenë gjithmonë realiste. Ai shtoi se Partia Socialiste ka treguar se është në ballë të reformave dhe kjo reflektohet me masat që ka marrë dhe tek adresimi i buxhetit, sipas nevojave.

“Qeverisjet duhet të jenë gjithmonë realiste, por padyshim që PS e ka treguar që në thelb, që reformat me natyrë sociale ka qenë prezente, sidomos vitet e fundit kur edhe buxheti është bërë dhe më i fuqishëm”, tha ai.

Ai komentoi dhe foton, që grupi i PR (Public Relations) të Sali Berishës, e kishin montuar në një foto, e cila në thelb, sipas tyre, tregonte ngjashmërinë që kanë ata të dy.

Sipas deputetit, ajo dixhiturë ka një dallim thelbësor; me Trump mund të kthehesh pesë vite mbrapa, kurse me Sali Berishën duhet të kthehemi 20 vjet pas dhe të bllokojmë konceptin e ndryshimit.

“Por nëse vijmë tek ballafaqimi amerikan dhe tek kjo foto. Tani, Trump, çfarë dixhiture është ajo, me Trumpin ne kthemi pesë vjet më parë, me Berishën duhet të kthehemi 20 vjet mbrapa, dhe unë mendoj se kthimi mbrapa është pak a shumë simbolika e Partisë Demokratike sot. Jo ecja përpara, jo reformat, jo ndryshimit, jo përparimi i vendit, sidomos në këtë fazë kur të gjithë jemi përfshirë në atë që quhet integrim evropian dhe ka filluar negociatat dhe janë hapur kapitujt e parë”, tha ai./abcnews.al



Skip to toolbar