“Sipas OKB Shqipëria në vend të 5 për pjesëmarrjen e grave”, Rama me gratë në Lezhë: Skuadra e PS qershia mbi tortë

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me gratë dhe vajzat në Lezhë tha se vendi ynë renditet në listën e OKB-së në vendin e pestë për pjesëmarrjen e grave në vendimmarrje.

Sipas Ramës kjo ka ardhur gradualisht që me pjesëmarrjen e grave fillimisht në Këshillin Bashkiak dhe sot ndikimi i tyre është më i gjerë, saqë negociatat për në BE drejtohen nga dy ministre.

PS-në Rama e cilësoi si qershia mbi tortë, sepse në skuadrën e tij ka 71 gra.

“Kjo pamje këtu ishte e paimagjinueshme. Ishte e paimagjinueshme që PS të kishte një prani të tillë grash. Kishte shumë zona kur më bën shumë përshtypje se nuk kishte gra. Por, hapë pas hapi kemi arritur që të bëjmë diçka historike dhe për mua është arsyeja më e madhe për të qenë krenar. Sot gratë dhe vajzat nuk janë më diku ne cep apo pasdere, por janë qendër e vendimmarrjes dhe pjesë e PS. E kemi nisur dikur me 10-12% në Këshillin Bashkiak dhe zgjedhje pas zgjedhjesh arritëm që të kishim 50% dhe këtë gjë arritëm që ta imponojmë me ligj. Prej disa vitesh e kemi Shqipërinë në 5 e parë të OKB-së për nivelin e lartë të numrit të grave.

Shqipëria është e 23 në formonin ekonomik botëror për pjesëmarrjen e grave dhe vajzave. Rezultatet që kemi janë arritur për këtë fakt se i kemi angazhuar shumë gratë, dhe negociatat për BE i drejtojnë dy gra. Pjesa më e madhe e negociatorëve janë gra dhe qershia mbi tortë është skuadra që kemi këtë vit, kemi 71 gra në skuadër. Në listën e mbyllur 52 gra”, tha Rama./abcnews.al



Skip to toolbar