Bashkimi Evropian ka nisur kete te premte sistemin e ri digjital te Kontrollit Kufitar te njohur si Entry/Exit System (EES), i cili kërkon regjistrimin e gjurmëve të gishtërinjve dhe fotografisë së portretit udhëtarëve qe, krahas skanimit të pasaportës se tyre . Ky sistem do të aplikohet në të gjitha pikat kufitare të zonës Schengen, që përfshin 29 vende evropiane ku lëvizja bëhet pa kontrolle të brendshme kufitare. Qëllimi i Entry/Exit System është të forcojë sigurinë dhe të lehtësojë procesin e udhëtimit përmes një sistemi të automatizuar.
Megjithatë, zbatimi i tij nuk do të jetë i njëkohshëm në të gjitha pikat kufitare. Autoritetet kanë konfirmuar se disa aeroporte, përfshirë ato në Milano Itali dhe Lisbona kryeqyteti I portugalise , nuk do ta aktivizojnë menjëherë sistemin.
Sistemi Entry/Exit System synon të zëvendësojë vulosjen tradicionale të pasaportave nga oficerët kufitarë dhe do të regjistrojë hyrjet dhe daljet e qytetarëve nga vendet jashtë BE-së, përfshirë edhe ata nga Mbreteria e Bashkuar. Udhëtarët do të duhet të japin të dhëna biometrike herën e parë që hyjnë në zonën Schengen, ndërsa regjistrimi do të jetë i vlefshëm për tre vite.
Megjithatë, ekspertët e udhëtimeve dhe autoritetet aeroportuale kanë paralajmëruar për vonesa të mundshme, sidomos gjatë periudhave të ngarkuara kryesisht ne pushimet e veres dhe ato dimerore . Në disa aeroporte evropiane janë raportuar tashmë radhë të gjata për shkak të problemeve teknike dhe vështirësive në përdorimin e sistemit.Raste të tilla janë shënuar edhe në destinacione të njohura si Gjeneva ne Zvicer , ku udhëtarët kanë përjetuar pritje të gjata më herët përgjatë këtij viti.
Për të lehtësuar situatën, Komisioni Europian ka bërë të ditur se kontrolli përmes Entry/Exit System mund të pezullohet përkohësisht në periudha me fluks të lartë, të paktën deri në muajin shtator.Ndërkohë, BE po përgatit edhe një sistem të ri autorizimi per udhëtim I quajtur European Travel Information and Authorisation System, i cili pritet të hyjë në fuqi në fund të vitit 2026. Ky sistem do t’u kërkojë qytetarëve nga vendet që nuk kanë nevojë për vizë të aplikojnë online para udhëtimit, me një tarifë prej 20 eurosh, e vlefshme për tre vite.
