Të fortët, kërcënojnë me jetë Drejtorin e Burgjeve

AKTUALITET


Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili është kërcënuar me jetë dhe dyshohet se shkak është bërë implementimi i sistemit “41 bis” në burgjet shqiptare. Nga të dhënat pranë policisë mësohet se Ismaili është kërcënuar përmes mesazheve në celular.

Sakaq, burimet tregojnë se prokuroria ka nisur hetimet për të zbuluar autorët dhe rrethanat. Agim Ismaili është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve në shkurt të këtij viti. Në raportimin që bëri pranë komisionit të ligjeve, Ismaili u tregua i ashpër me sistemin e burgjeve dhe kryesisht vuri theksin tek të burgosurit e fortë dhe korrupsioni i gardianëve të burgut.

Ismaili ka mbajtur vite më parë, postin e drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Ushqimit, postin e nëndrejtorit të Parandalimit dhe Pastrimit të Parave.



Skip to toolbar