Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken gjatë ndarjes së çmimeve për 10 kampionët antikorrupsion në të gjithë botën dha një mesazh të fortë për luftën kundër korrupsionit.
Ai theksoi se sistemi “non grata” do të vazhdojë për të gjithë ata që sfidojnë drejtësinë.
“Ne prandaj kemi vendosur sistemin non grata, për njerëzit problematikë, për ata që kanë bërë korrupsion. Dhe puna që kanë bërë këta njerëz është e jashtëzakonshme se ka dhënë rezultate të jashtëzakonshme sepse kanë dhënë ndryshimin e perceptimin”.Që nga viti 2021, Departamenti Amerikan i Shtetit ka vlerësuar 43 persona për përpjekjet e tyre për të mbështetur demokracinë dhe për të promovuar llogaridhënien në vendet e tyre