I mandatuari i PD për Këshillin Politik Oerd Bylykbashi ka zbuluar nga mbledhja e sotme se PD është e hapur për çdo propozim për ndryshimin e sistemit zgjedhor.
Bylykbashi madje shprehet se Damian Gjiknuri përfaqësuesi i PS në tryezë nuk mbështeti asnjë nga propozimet e Rudina Hajdarit që përfaqëson opozitën parlamentare. Më tej Bylykbashi u shpreh se PD nuk kërkon një sistem me deputetë Facebook-u por me përfaqësues që të kenë lidhje të afërta me qytetarët.
”Në tryezën e sotme Gjiknuri ishte i qartë që nuk mbështeti asnjë nga propozimet për sistemin zgjedhor të znj,. Hajdari. Ndërkohë që opozita shprehu gatishmëri dhe të qenit të hapur për të diskutuar të gjithë propozimet. Janë qëndrime që janë shprehur edhe më herët.
Z. Basha ka bërë një propozim shumë të fortë me vendosjen e një sistemi të ri me balanca kushtetuese që ndikojnë drejtpërdrejt.
Zgjedhësit të kenë lidhjen më të afërt me të zgjedhurit. Pra deputetët mos jenë deputetë Facebook-u nga dhomat e tyre dhe zyrat. Por të jenë më lidhjet e tyre me qytetarët. Për këtë arsye jemi të hapur dhe diskutimi vazhdon. Nuk pamë asnjë qëndrim nga mazhoranca.”- tha Bylykbashi.