Situata e zjarreve, Balla në Kuvend: Duhet vullnetarizëm, mbështesni forcat zjarrfikëse

AKTUALITET


Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, nga salla e Kuvendit iu drejtua komuniteteve dhe publikut për një bashkëpunim më të madh në rastet e zjarrvënieve.

Balla tha se nga qytetarët duhet të sinjalizohen menjëherë shërbimi zjarrfikës për të vënë nën kontroll jo vetëm vatrat e zjarrit, por për të çuar para drejtësisë edhe zjarrvënësit.

“Kam patur një takim me gjykatat javën e kaluar, duhen dënime ekzemplare ndaj zjarrvënësve. Forcat zjarrfikëse kanë shpëtuar deri më tani banesat e qytetarëve, por përsa i takon pemëtarive të mbjella nga fermerët, kullotat e pyjet, dëmet janë shumë të mëdha”, tha Balla.

Ai kërkoi një reflektim nga i gjithë publiku dhe komunitetet, si dhe një bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, kërkohet edhe vullnetarizëm.“Isha mbrëmë në Kavajë, ku forcat zjarrfikëse mungonin me flakët, por mungonte angazhimi vullnetar. Ndaj i kam kërkuar Bashkive që të vendosin në mbështetje të ekipeve zjarrfikëse edhe punonjës të strukturave të bashkive. Është e pamundur që 1300 zjarrfikës në shkallë vendi të përballojnë situatat e zjarreve. Duhet një solidarizim me forcat zjarrfikëse”, tha Balla.



Skip to toolbar