Situata me COVID 19, Gjekmarkaj: Paketat ekonomike pjesa më dramatike. Rama: Flet puna dhe rezultati. Kemi bërë zero gabime

AKTUALITET


I ftuar në emisionin “Real Story” në News 24, kryeministri Edi Rama I ka dhënë përgjigje pyetjeve të analistit të njohur Agron Gjekmarkaj.

Gjekmarkaj: Mendoj që ndonëse me pak vonesë qeveria ka marrë masat e duhura për mbylljen. Shtoj këtu që këto masat nuk janë shpikje shqiptare, por u aplikuan edhe në vendet e tjera, u shtua dicka më tepër, pak më represive por ishin të mirëpritura. Ne e dimë si është gjendja e institucioneve shëndetësore, shumë gjëra kanë shkuar keq në fushën e mjekësisë dhe qeveria juaj ka jo pak peshë në këtë drejtim. Mekanizamt që kemi zgjedhur kanë qënë pak konfuze, të rrëmujshme dhe kakofonike që ka sjellë se shumë mekanizma nuk kanë funksionuar. Mua më duket shqetësuese pjesa e paketave ekonomike që qeveria ka aplikuar. Kjo është pjesa më dramatike dhe e treta se cfarë do ndodhë në të ardhmen me bizneset dhe shqiptarët në karantinë.

Rama: Në këtë moment që flasim, nesër është një ditë e re, gjithësesi deri më sot flet puna dhe rezultati është njësoj si të kometosh një skuadër që fiton. Ne nuk jemi as Amerika, as Anglia por për fat të mirë dhe për shkak se jemi organizuar shumë mirë ne nuk kemi ardhur në pikën që të mbledhim fësh fëshe për të mbrojtur mjekët, nuk kemi asnjë bluzë të bardhë që të humbë jetën për shkak të mjeteve mbrojtëse etj, . Besoj që këto janë pjesë e këtij rezultati. Di të them nëse larg qoftë kjo situatë do kishte ardhur pak vite më parë, sic e njoh unë, si e kemi gjetur atë sistem këtu do ishte një bërë një hata. Sa i përket paketave e dyta është më e madhja në rajonin tonë. Një pjesë jo e vogël që përfitojnë paga nga paketat janë kthyer edhe në punë, të mos e harrojmë këtë.

Gjekmarkaj: Keni shifër të saktë për përfituesit që të mund të verifikohet?

Rama: Janë 176 mijë nga e dyta, 61 mijë e ca e para. Por mund të jetë pak më shumë se po bëhen verifikime për ankesat e njerëzve. Kush përfiton nga këto paga të refuzojnë të japin pagesë për sigurime shëndetësore pasi kjo është detyrë e punëdhënësve.

Gjekmarkaj: Të ndoqa pak kur thatë do bëhej hataja pot ë mos ishit ju në pushtet…por faktet në Ballkan tregojnë se nuk ka ndodhur hatja. Ka një trend të njëjtë pak a shumë në Ballkan. Ju njëherë thoni nëse s’do merrnit masa do kishim 18 mijë të vdekur, herë tjetër rreth 3 mijë mos është kjo një trend legjitimor elektoral më shumë se ai që i përgjigjet realitetit? Ju mbani 90% të komunikimit publik me qytetarët, një gjë që mund ta bëjnë edhe ndihmësit tuaj unë e shoh si një amplifikim të personazhit tuaj para zgjedhjeve.

Rama: Nuk e mbarova me numrat: Sot që flasim janë paguar 58 mijë e 708 persona nga paketa e parë, sa i përket garancisë sovrane ka interes të madh nga kompanitë ka shumë kërkesa, ne po vlerësojmë mundësinë e dyfishimit të garancisë sovrane..

Gjekmarkaj: Keni informacione sa janë pranuar nga kërkesat për garanci sovrane?

Rama: Vetëm në një bankë ditën e premte kishte 72 kompani që kishin aplikuar. Sa i përket hatasë është bërë konfuzion se kam thënë unë atë për 18 mijë viktima por një ekspert i pavarur dhe ishte një projeksion fundor. Unë mjafton t’ju them që të kishim pasur aq sa Lombardia do ishim në situatë katastrofike. Në rajon nuk jemi njësoj, po të shikoni raportin të vdekur për 1 milion banorë, Shqipëria është më poshtë se shumë të tjëra por nuk jemi në garë për vdekjet. Ne kemi bërë zero gabime deri tani. Jemi organizuar në mënyrë shëmbullore dhe jemi gati të përballemi edhe me një luftë më agresive.



Skip to toolbar