Situata në Afganistan, Xhaçka: Shqipëria mbështet punën e OKB në Misionin e Asistencës në Afganistan

AKTUALITET


Në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në diskutimin mbi situatën në Afganistan të organizuar nga Ministria daneze e Punëve të Jashtme dhe Instituti Ndërkombëtar i Paqes.

Ministrja Xhaçka u shpreh se Shqipëria e ka treguar përkushtimin e saj ndaj qytetarëve të Afganistanit, duke qenë vendi i parë që u ofroi strehim refugjatëve.

Ajo theksoi se si anëtare e Këshillit të Sigurimit, Shqipëria do të mbështesë fuqishëm punën e OKB-së në Misionin e Asistencës në Afganistan dhe popullin afgan.



Skip to toolbar