Për më shumë se 70 minuta, ambasadorët e akredituar në vendin tonë zhvilluan këtë të martë një takim me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha në selinë blu. Takimi nisi në orën 10:00 dhe përfundoi në orën 11:14.
Në selinë blu mbërritën këtë mëngjes ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca dhe ambasadori i Gjermanisë Peter Zingraf. Po ashtu në takim ishin edhe diplomatët e Francës dhe Britanisë në vendin tonë.
Ambasadorët janë pritur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi dhe nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku.
Takimi vjen në një moment kur të hënën, një ditë më parë, Sali Berisha me përkrahësit e tij shkuan në ambientet e selisë blu dhe pretendojnë se kanë shkarkuar si kryetar të PD-së Lulzim Bashën, duke krijuar kështu konfuzion tek elektorati demokrat.