Situata në PD, Rakipllari: Zgjidhja e vetme ajo legale. Bozdo: Zgjedhje për kryetar

Më të fundit


Situata në PD, me ngjarjen e kulmuar ditën e sotme, shkaktuan debat në emisionin “Real Story” në News 24. I ftuar në studio, Robert Rakipllari u shpreh se sot në PD janë dy pale ku secila pretendon se ka shumicën. Sipas tij e vetmja zgjidhje është ajo legale me anë të gjykatës.

Nga ana tjetër anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Enno Bozdo është shprehur se zgjidhja e vetme për këtë situatë janë zgjedhjet për kryetar të PD.

Debati

Rakipllari: Këtu  ndërthuren 3 çështje: politike, legale, morale. Nga pikëpamja politike ajo që ndodhi sot ishte kulmimi i fushatës që nisi pas 9 shtatorit. Çfarë ndodhi sot? Kemi 2 palë që pretendojnë se janë shumicë. Kjo është një nga krizat më të rënda që PD ndodhet. Nuk ka ndodhur deri më tani një gjë e tillë. Sot nuk ndodhi gjë në seli sepse pala tjetër nuk bëri gjë. Sot në PD hynë në seli persona që lidhen me histori të trishta në PD. Disa prej tyre i pashë që shoqëronin Berishën.  Pala zyrtare ka shumicën në Kryesi, Grup dhe Këshill dhe pala tjetër ka mbledh një Kuvend që kamerat nuk u lejuan të hynin brenda.

Bozdo: Aty kishte emra.

Rakipllari: Ku janë këto emra? Unë kam parë edhe personazhe.

Bozdo: 3 raste ka pas.

Rakipllari: Kuvendi ishte një pretendim për mbledhje Kuvendi.

Bozdo: Nuk ishte pretendim, ishte i vërtetë.

Rakipllari: A do ma lësh ta them si e pashë unë? Ka nja grup njerëzish që pretendojnë se kanë mbledh një Kuvend dhe kamërat nuk u lejuan. Gazetarët ishin aty por nuk afroheshin dot. Në historinë e zgjedhjeve në PD është turp. Ai Kuvend mori disa vendime. Ka vetëm një rrugë që mund të legjitimohen këto vendime. Beteja politike është bërë, këto legjitimohen në gjykatë. Me vendim gjykate shkon merr selinë, policinë me vete madje.

Bozdo: Ka shumicën në Kryesi ku kryesinë i ka pa zgjedhje.

Rakipllari: Është ilegale more njeri. S’ka betejë politike. Pastaj çfarë është kjo fushtë për kryetar partie 7 muaj?

Bozdo: Kjo gjë ka për të zgjatur. Këtu kemi një akt politik.

Rakipllari: Basha do mbledhë Kuvendin tjetër. Ti je palë në këtë histori.

Bozdo: Kuvendi ka qenë legjitim.

Rakipllari: Thua ti si pale. Si ta zgjidhim këtë?

Bozdo: Zgjidhja është zgjedhje për kryetar të PDn

Rakipllari: E bëjnë ata trimat që vijnë të PD? Që rrahin njerëz rrugëve? Po të kishte fituar PD zgjedhjet asgjë s’do kishte ndodhur.

Bozdo: Ata që ishin në Kuvend duan që gjërat në PD të ndryshojnë.

Rakipllari: Unë dëgjova fjalimin e Berishës që 80% e kishte kundër ambasadores amerikane.



Skip to toolbar