Situata pas tërmetit, ja si mund t’i rriste pikë vetes Rama

POLITIKË


Përdorimi i tragjedisë së tërmetit për populizëm apo në favor për ngritje elektorati nga politika ishte pjesë e diskutimit në emisionin “Real Story”. Të pyetur nga gazetari Sokol Balla se a mund ta përdori qeveria tërmetin në favor të saj për t’i ngritur pikë vetes, analistët thanë se situata do të kërkonte një menaxhimin më të mirë dhe se dalja e tepërt në kamera me të prekurit duhet të merrte fund.

Analisti Lubonja tha se qeveria mund të kishte bërë më mirë për të menaxhuar tërmetin që t’i kishte ngritur pikë vetes. “Mënyra se si mund ta përdorte më mirë për të ngritur pikë, duhet të ishte mbajtja e përgjegjësive për aq sa ka për të mbajtur për gabimet e bëra, struktura dhe menaxhimi i mekanizmave të bëhej më mirë dhe duhej një transparencë për sa i përket dëmeve të bëra, kush janë nevojat dhe si duhet t’i përdorim më mirë ato para që kemi. Për fat të keq Rama po bën mirë punët e këqija dhe po bën keq punët e mira dhe ky është problemi”

Roland Lami kërkoi përgjegjësi edhe nga opozita, e cila duket se ka rënë në kurthin e Ramës, që në vend të merret me strukturën, vijon foto me njerëzit e prekur. “Edhe opozita duket se ka renë në kurthin e Edi Ramës, se kush del më shumë foto me njerëzit dhe kush takon më shumë njerëz. Opozita duhet të merret me strukturën. Nëse opozita pranon këtë lojë dhe bie në kurthin ku e ka ftuar Rama, atëherë ai fiton pasi di ta luajë më mirë.”

Ndërsa për Arian Vasjarin shpreson që “spektakolarizimi i tragjedisë është krejtësisht politik dhe uron që të vij momenti që kjo të ndërpritet.”



Skip to toolbar