Sonte në Real Story të Sokol Ballës, në orën 21:00 në News 24 do të flasë për herë të parë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.
Ministrja Xhaçka, e cila ka ndjekur nga afër hap pas hapi të gjithë menaxhimin e situatës post tërmet, do flasë për situatën post tërmet, menaxhimin e situatës dhe rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti, që mori 51 jetë njerëzish, plagosi 913 persona dhe la pas dëme të konsiderueshme materiale.
Këtë të martë të ftuar në studion e “Real Story” në News 24 do të jenë edhe anëtari i kryesisë së PD, Enno Bozdo, gazetari Erjon Skëndaj, zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Ilir Bejtja dhe Drejtori i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu.