S’ka dorëheqje zyrtare të Zaev nga kreu i Qeverisë! VMRO: Gënjeu

AKTUALITET


Kur kanë kaluar 4 ditë qëkur kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev deklaroi se do të jepte dorëheqjen, në Kuvend nuk ka mbërritur asnjë kërkesë e tillë.

Kjo ka sjellë reagimin e partisë më të madhe opozitare, VMRO-DPMNE, e cila e quan Zaevin gënjeshtar.

“Zaev ka gënjyer. Vallë Zaevi, njësoj si Filipçe vetëm dëshiron t’i ikë përgjegjësisë dhe amortizon pakënaqësinë e popullatës, që më vonë të thotë se nuk do të tërhiqet”, thuhet në deklaratën e partisë.

“Zaev me veprimin e tij po e shtyn vendin në një situatë të pakëndshme, vetëm e vetëm me çdo çmim të ruajë kolltukun e tij”,vijon deklarata.

Sipas partisë së Mickoskit Zaev nuk ka kredibilitet dhe legjitimitet, andaj duhet të ikë sa më parë, por jo vetëm ai, e gjithë struktura bashkë me të.



Skip to toolbar