Saimir Hoxha do të përcillet sot në banesën e fundit. Nënkomisari i Lezhës ishte babai i dy djemve 1 dhe 3 vjeç teksa ishte rritur nga dy prindër mësues.
44-vjeçari ishte vëllai i vetëm mes tre motrave. Babai i tij 85-vjeçar ka thënë se “Nuk kam më motiv për të jetuar, s’ka më fjalë të më ngushëllojë”.
Saimir Hoxha u vra dje në krye të detyrës nga 21-vjeçari Aldi Rama. Pasi kishte asgjesuar një parcelë me kanabis në Kune-Vain me dy kolegë të tjerë ndaluan një automjet të dyshimtë.
Ai i kërkoi të riut Rama dokumentet e identifikimit, por ky i fundit e refuzoi duke e qëlluar dy herë me armë.