Skandal në aeroportin e Shkupit-MPJD: Trajtim jodinjitoz, kërkuam sqarime

AKTUALITET


Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës ka reaguar mbi incidentin e ndodhur një ditë më parë (1 gusht|) në Aeroportin e Shkupit, ku Presidentes Vjosa Osmani tentuan t’i merrnin telefonin ndërsa e mbajtën të bllokuar në avion përreth një orë.

MPJD ka shprehur shqetësimin për situatën e krijuar, ndërsa e ka cilësuar trajtimin ndaj presidentes si jo dinjitoz.

MPJD ka bërë me dije gjithashtu se përmes Ambasadës ka kërkuar sqarime zyrtare nga ambasada e Maqedonisë së Veriut në Prishtinë dhe nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut për situatën e krijuar.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes Ambasadës së Kosovës në Shkup, ka nisur mbledhjen e informatave dhe që në orët e hershme të mbrëmjes ka kërkuar sqarime zyrtare nga ambasada e Maqedonisë së Veriut në Prishtinë dhe nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut.

MPJD do të mbajë publikun të informuar për veprimet e mëtejshme, për të sqaruar këtë situatë dhe për t’u siguruar që incidente të tilla të mos ndodhin në të ardhmen në raport me krerët e shtetit tonë“, thuhet në reagim.

Një skandal diplomatik ndodhi një ditë më parë (1 gusht) në Aeroportin e Shkupit. Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani tentuan t’i merrnin telefonin celular ndërsa autoritetet e mbajtën të bllokuar në avion për rreth 1 orë.

Ashtu siç bëri të ditur edhe Presidenca e Kosovës, situata u rëndua edhe më tej kur sigurimi i aeroportit tentoi t’i merrte me forcë çantën dhe telefonin personal, Vjosa Osmanit.

Sipas Presidencës së Kosovës, sigurimi i Aeroportit ka tentuar ta shtyjë fizikisht Osmanin duke bërë që policia e Kosovës të ndërhynte dhe të siguronte kalimin e saj.



Skip to toolbar