Skandal seksual në burgun më të madh të Belgjikës, të përfshirë zyrtarë dhe një këshilltar komunal

BOTA


Një skandal seksual në burgun Lantin, burgu më i madh në vend, ka shkaktuar polemika dhe tronditje në qarqet zyrtare Belgjikë.

Sipas mediave belge, në skandal janë përfshirë zyrtarë të burgut, burra dhe gra që kanë marrë pjesë në mbledhjet e grupeve brenda dhe jashtë burgut. Po ashtu, faqja sudinfo bën të ditur se në mesin e emrave të lidhur me rastin është edhe ai i një këshilltari komunal 30-vjeçar.

Në mënyrë të veçantë, flitet për gjithsej dhjetë punonjës, mes të cilëve tre gra, të cilat kur organizonin takime jashtë burgut, zgjodhën shtëpinë e njërit prej pjesëmarrësve, me arsyetimin se kishte një xhakuzi të madh. Një hetim i brendshëm për rastin është në vazhdim.



Skip to toolbar