Skandali me pagat, Rama: Të hetohet plotësisht, qëllim të nxisë destabilitet!

Më të fundit


Pas publikimit të mbi 637 mijë pagave të shqiptarëve, Kryeministri Rama ka dalë në një konferencë për mediat. Ai ka kërkuar qysh në fillim ndjesë për të gjithë ata që janë shqetësuar.

“I kërkoj ndjesë të gjithëve që janë shqetësuar me të drejtë për këtë ndërhyrje në këtë aspekt të jetës së tyre privat dhe dua ta nënvizoj se kjo është një ngjarje e cila meriton të hetohet imtësisht., Uroj dhe i bëj thirrje organeve të drejtësisë që ta kryejnë këtë hetim me të gjitha kapacitetet.

Dua ta ndaj me publikun se në këndvështrimin tim nuk është e vështirë të shohësh se këtu ka një qëllim jo fort të vështirë për tu kuptuar dhe krijuar konfuzion dhe për të nxitur destabilitet në një përpjekje që nuk është e para.

Thirrja ime për prokurorinë është që të hetojë duke kërkuar që të përgjigjen jo vetëm të gjithë inspektorët e tatimeve që kanë akses në sistemin e pagave për arsye të punës.

Ata që aktualisht punojnë në këtë sistem apo të tjerë që janë larguar në këtë sistem, por edhe ata që nga foltoret e kuvendeve dhe anatikuvendet”, tha Rama.



Skip to toolbar