Gjykata e Durrësit ka dhënë masat në lidhje me 18 të arrestuarit për tjetërsim pronash te Kepi i Rodonit. Gjykata vendosi masën “arrest me burg” për 9 prej tyre, ndërsa të tjerët i la të lirë me masat “arrest shtëpie” apo “detyrim paraqitje”. Gjykata ka lënë në burg ish drejtorin e Kadastrës Durrës, Ardi Iljazi dhe ish kreun e Komunës Sulejman Ibrahimi. Mes të arrestuarve ka juristë, hartograf, topograf, specialist, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh, korrupsion pasiv etj., që kanë bërë në lidhje me tjetërsimin e 68 mijë metra tokë në Kepin e Rodonit.
Masa arrest me burg u dha për:
-Ardian Iljazaj, ish-drejtorin e Kadastrës në Durrës, i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, dhe “Shpërdorimi i detyrës” disa herë.
-Bledar Zerba, ish-jurist i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, dhe “Shpërdorimi i detyrës” disa herë
-Sulejman Ibrahimi, ish- kreu e komunës i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, “Shpërdorimi i detyrës” (ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.02.2007) dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”
-Renaldo Pastërma, i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, dhe “Shpërdorimi i detyrës” disa herë.
-Delis Kapxhiu, i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, dhe “Shpërdorimi i detyrës” disa herë.
-Mikel Zaho, jurist pranë Kadastrës akuzohet si person që i atribuohet vepra penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
-Luigj Bushaj, akuzohet si person që i atribuohet vepra penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, ndaj të cilit u caktua masa “arrest në burg me afat 45 ditë”.
-Gjon Proja, akuzohet si person që i atribuohet vepra penale “Falsifikimi i dokumenteve” e kryer në bashkëpunim dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale
-Albert Doda, akuzohet si person që i atribuohet vepra penale “Falsifikimi i dokumenteve” e kryer në bashkëpunim dhe nëpërmjet vënies në përdorim
Gjykata vendosi masën arrest shtëpi për 5 persona:
-Rovin Zeqja, i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, dhe “Shpërdorimi i detyrës” disa herë
-Adrian Kona, i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, “Shpërdorimi i detyrës” (ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.02.2007) dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
-Enver Shima, akuzohet si person që i atribuohet vepra penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, “Shpërdorimi i detyrës”
-Latif Mullahi, akuzohet si person që i atribuohet vepra penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, “Shpërdorimi i detyrës”
-Lekë Ndoj, akuzohet si person që i atribuohet vepra penale vepra penale “Falsifikimi i dokumenteve” e kryer në bashkëpunim dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”( ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012) e kryer në bashkëpunim
Ndërsa masa detyrim paraqitje u vendos për 3 të tjerë:
-Edlira Nova, e dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, dhe “Shpërdorimi i detyrës” disa herë
-Gjergj Bushaj, i atribuohet vepra penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, “Shpërdorimi i detyrës”
-Malvina Deçka, e dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, dhe “Shpërdorimi i detyrës” disa herë.
Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa policia ‘blindoi” ambientet para gjykatës. Në lidhje me rastin, tre të tjerë janë ende në kërkim, mes të cilëve edhe biznesmeni Lush Osmani, pronar i kompanisë “Shpresa-Al”.