Skandali me spanjollët, Rama ofron mikpritje për turistët me video

AKTUALITET


Skandali me pronarin e restorantit në Porto Palermo, Mihal Kokëdhima, i cili terrorizoi një grup turistësh spanjollë, duke u hedhur me trup mbi makinën në ecje ka shokuar mbarë vendin.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale, tregon se si mirëpriten turistët që futen në Shqipëri në pikat kufitare të vendit.

Fushata e disa të rinjve quhet ‘Smile Albania’, ndërsa u shpërndajnë fletëpalosje pushuesve që futen në vend, ndërsa u flasin atyre edhe për  Shqipërinë.

“Me buzëqeshjen e Shqipërisë në të gjitha pikat hyrëse të vendit, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama, ndërsa ka publikuar edhe videon me mesazhe nga turistët.

MIRËMËNGJES 😀dhe me buzëqeshjen e Shqipërisë në të gjitha pikat hyrëse të vendit, ju uroj një të dielë të qetë😊

Gepostet von Edi Rama am Samstag, 17. August 2019


Skip to toolbar