Skautët italian në “Signal Iduna Park”, “Legjionarët” nën “vëzhgim” nga “gjigantët” e Serie A

AKTUALITET


Ndeshja Itali-Shqipëri, do të ndiqet me shumë interes nga shumë klube të Serie A, jo sepse në fushë do të zbarkojë kombëtarja e tyre, por më shumë për të ndjekur lojtarët e kombëtares “Kuqezi”, kryesisht anësorin e krahut të majtë të mbrojtjes, Mario Mitajn, si edhe “bomberin” e talentuar të sulmit, Armando Broja.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, përfaqësuesit e “Djajve” të Milanm do të jenë këtë të shtunë në “Signal Iduna Park” për të ndjekur nga afër sulmuesin Armando Broja, së fundi raportohet se një tjetër klub i Serie A ka dërguar drejtorin sportive në këtë stadium, një klub gjithashtu me shumë histori në Apenine.


Bëhet fjalë për skuadrën e Juventus, me “specialistin” e merkatos, Crstiano Guintoli, i cili do të jetë në stadiumin gjerman, për të parë me shumë vëmendje anësorin e mbrojtjes, Mario Mitaj, mirëpo jo vetëm ai pasi drejtues të Bologna e Lazio pritet të jenë aty për të parë talentin difensiv, teksa janë mes kandidatëve që kërkojnë me ngulm shqiptarin. /i.m /abcnews.al




Skip to toolbar