Skema e mashtrimit për bursa për studime në SHBA/ Reagon Ambasada amerikane në Tiranë: “Let’s Talk Together About US24”, s’ka lidhje me ne!

AKTUALITET


Ambasada amerikanë në Tiranë ka reaguar në lidhje me skemën e mashtrimit për bursa për studime në SHBA. Në lidhje me ngjarjen është nën hetim zyrtarja arsimore në nivel vendosur, pjesë e Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitare në Ministrinë e Arsimit.

Në një postim në rrjetin social Facebook, amabasada amerikane sqaron se i ashtuquajturi projekti “Let’s Talk Together About US24”, nuk ka lidhje me Ambasadën e SHBA, Departamentin e Shtetit të SHBA, Departamentin e Arsimit të SHBA.

Sakaq i bën thirrje shqiptareve që të jenë të kujdesshëm ndaj skemave të mashtrimit.

“Ambasada e SHBA është në dijeni të një të ashtuquajturi projekt të njohur si “Let’s Talk Together About US24.”

Ky grup nuk ka asnjë lidhje me Ambasadën e SHBA, Departamentin e Shtetit të SHBA, Departamentin e Arsimit të SHBA, programet tona arsimore ose personelin e ambasadës. Shërbimi i Sigurisë Diplomatike i Departamentit të Shtetit të SHBA do të vazhdojë të punojë me Policinë e Shtetit teksa ajo heton përmasat e kësaj skeme mashtruese.

U bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve të jenë të kujdesshëm ndaj mashtrimeve që garantojnë udhëtime falas në Shtetet e Bashkuara, si dhe viza amerikane pa pagesë ose me kosto të ulët. Gjithashtu, i bëjmë thirrje kujtdo që të kontaktojë Ambasadën e SHBA nëse dyshon se ndonjë person ose organizatë përpiqet të paraqesë veten në mënyrë të gënjeshtërt si të lidhur me ambasadën.”, deklaron ambasada e SHBA në Shqipëri./abcnews.al



Skip to toolbar