Skënder Hita, kryepolici i ri/ Delia: Në 2008 mori çertifikatë mirënjohje nga qeveria Berisha

AKTUALITET


Gazetarja Etleva Delia thotë se kryepolici i ri, Skënder Hita i ka ngjitur shkallët e karrierës pa ndërprerje në 25 vite.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Delia u shpreh se edhe pse sot Hita sulmohet nga opozita, në vitin 2008 mori çertifikatë mirënjohje për punën e tij në Fier, nga qeveria e Sali Berishës.

“Për aq kohë sa artikulohet në këtë formë, edhe pse nuk është thënë zyrtarisht dhe gjithçka u lidh me protestën, u gjet një arsye dhe mund të ketë qenë edhe kjo. Duke dashur të ndalem te Skënder Hita, është oficer që i ka ngjitur të gjitha shkallët e karrierës pa ndërprerje dhe pa shkëputje nga policia në në 25 vjet. Ka kaluar të gjitha gradat. Ndryshe nga shumë të tjerë, ka pasur një ecuri normale, me ngritje. Pavarësisht se sot sulmohet nga opozita, në 2008 ka marrë çertifikatë mirënjohje për dallime në punën dhe operacionet që kishte marrë pjesë dhe konkretisht në Fier. Qeveria Berisha e ka çertifikuar për punën e tij në Fier, pa llogaritur edhe rezultate të tjera që ka arritur. Fieri është problematik, pavarësisht se nuk del në sipërfaqe”, theksoi ajo



Skip to toolbar