Skënder Minxhozi: Skandal, partitë e mëdha edhe në 2020 kanë nevojë për diplomatë për t’u kuptuar

AKTUALITET


Analisti Skënder Minxhozi i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se është skandaloze që partitë e mëdha tonat politike, edhe në vitin 2020, kanë nevojë për një “skifter diplomatik”.

Minxhozi tha se është skandaloze, që partitë e mëdha shqiptare rrinë deri natën vonë dhe nuk arrijnë dot marrëveshje për Reformën Zgjedhore, në kohën që duam integrimin në BE.

“Është e vërtetë që opozita ka ngritur stekën shumë lart, duke kërkuar qeverisje, duke kërkuar të ndërhyjë në emërime delikate sic janë krerët e policisë dhe nuk dëshiron as depolitizimin e reformës zgjedhore. Unë mendoj se edhe vetë opozita mendon se kushtet e saj nuk përmbushen. Për identifikimin elektronik, nëse kalon sic thonë, që është edhe operacion që shkon goxha në kosto. Unë mendoj se nëse vendoset një standard, atëherë do i kemi gati edhe për procese të tjera zgjedhore.

E dimë të gjithë që në të gjithë botën, Ministria e Brendshme bën zgjedhjet. Është dëshpëruese që të dyja palët rrinë deri natën vonë tek ambasada amerikane. Partitë tona bisedojnë me skifter diplomatik edhe më 2020 dhe kjo është dëshpëruese. Kjo është kultura e vjetër shqiptare për të mos lëshuar asgjë. Është skandal që partitë politike duan orë të tëra të merren vesh.  Aq më tepër, që këta të partive të mëdha bëjnë listat me emra në mesnatë. Është skandaloze”, tha Minxhozi.



Skip to toolbar