Puna heroike e policisë së shteti e forcave zjarrfikëse dhe solidariteti i shqiptarëve pas fatkeqësisë që la tërmeti i 26 nëntorit ka qenë i jashtëzakonshëm dhe mjaft i vlerësuar nga të gjithë. Dhe të ftuarit në emisionin ‘Real Story” vlerësuan maksimalisht solidaritetin e treguar në këtë fatkeqësi.
Arben Ahmetaj, kryetari i komitetit të rindërtimit, tha në “Real Story” se strukturat shqiptare, pavarësisht mungesës së pajisjes kanë qenë heroike, ndërsa bëri edhe një vlerësim për pjesën më të madhe të mediave që informuan dhe kontribuuan në solidarizim, përveç disa strukturave brenda mediave që përhapën ‘fake news’. Ahmetaj tha se 7.7 milionë euro janë mbledhur nga bizneset për familjet e prekura nga tërmeti. Ndërsa Arion Sulo tha se solidariteti i shqiptarëve në këtë fatkeqësi që goditi vendin ishte nga më të mirët.
Pjesw nga debati:
Arion Sulo: Solidariteti i shqiptarëve ishte nga më të mirët dhe arriti kulmet e veta në historinë shqiptare. Për planin e rindërtimit dhe përgjigjen e strukturave, ajo që bie në sy dëshira, vullneti edhe ndershmëria e institucioneve e strukturave në këtë moment por është e pamjaftueshme dëshira. Gati përfundon një gjë e bërë me dëshirë por ajo që duhet. Ne kemi nevojë tani pasi mbaroi periudha e parë e emergjencës për punën, aktet, vendimet, sistemimet.
Arben Ahmetaj: Strukturat tona pavarësisht mungesës së pajisjes kanë qenë heroike. Ndihmat duke i falënderuar të gjithë që erdhën, ekipet shqiptare kanë bërë heroizma, në Thumanë, në Durrës. Unë i kam parë vetë në aksion dhe dhimbjen dhe lotët e tyre, mungesën e mjeteve. Patjetër në një moment kur do duhet t’i kthehemi realitetit do duhet t’i kthehemi këtyre burrave e grave t’i falënderojmë që gjatë ditëve normale të jetës ne i harrojmë.
Sokol Balla: Kur kam parë Ardi Veliun të futej me rroba civile nën gërmadha të hiqte tulla, të shtohet respekti për punonjësit e shtetit.
Arben Ahmetaj: Solidaritet njerëzor nga të gjitha anët, me përjashtim të ndonjë grupi që krijonte fake news, media tentoi të ishte ekuilibruar dhe informuese. Qytetarët e angazhuar me fondacione…
Arion Sulo: Ky është një qëndrim ndryshe nga kryeministri i një pjesëtari të rëndësishëm të maxhorancës në lidhje me mediat. E konstatova.
Arben Ahmetaj: Me përjashtim të disa strukturave brenda mediave që krijuan fake news, media transmetoi dhimbjen, faktin, humbjen e jetëve, humbjen e pasurisë, përpjekjet e qytetarëve, nxiti solidaritetin.
Arion Sulo: Duhet të vija në dukje që edhe kryeministri teprimin e tij dhe drejtimin e gabuar.
Arben Ahmetaj: Nuk besoj se e ka të tepruar thjesht Kryeministri duke lëvizur në terren 24 orë në 7 ditë duke takuar njerëz, kur shikon faktin dhe pastaj fake news nuk të vjen aspak mirë. Aq më tepër që je 24 orë në lëvizje. Duhen falënderuar qytetarët e angazhuar si Arbri, si Marini, si Naçi. Duhen falënderuar gjithë biznesmenët që kanë dhënë donacione në thesar dhe janë të konsiderueshme. Në orën 15:00 të ditës së sotme është ekuivalenti i 7.7 mln eurove dhe ka një pjesë që akoma nuk është regjistruar në thesar, pra nuk është donuar akoma por angazhimi publik dhe zyrtar është.