Sondazhi/ Çupi: Shqiptarët të lodhur nga dhuna. PD ka humbur edhe themeluesit e saj

Më të fundit


Rënia e mbështetjes për Partinë Demokratike vijon të thellohet, ndërsa perceptimi publik ndaj saj duket se është ndikuar ndjeshëm nga klima e tensioneve dhe përplasjeve politike.

Sipas analistit Frrok Çupi në “News Line” në ABC News, qytetarët shqiptarë po shfaqen gjithnjë e më të distancuar nga retorika e dhunës dhe konfliktit, duke reflektuar një ndryshim të dukshëm në qasjen e tyre ndaj politikës.

Çupi thekson se kjo situatë ka sjellë jo vetëm tkurrje elektorale për PD-në, por edhe humbje të mbështetjes nga grupe të rëndësishme, përfshirë themeluesit dhe mbështetësit historikë të saj.

“Ne po provojmë këto kohë se periudha pas viteve ’90 ka dëshmuar se qytetari është i vëmendshëm ndaj një realiteti, nuk ndikohet më nga thashethemet apo lufta në bulevard. Është një indikacion shumë interesant që në shtet duhet me patjetër lëvizje dhe vendosmëri. Është një instrument në dorën e qytetarit. Në raport me protestën edhe vetë PD është e zvogëluar. Në fakt ata që përkrahin dhunën janë 17%.

Vihet re që peizazhi i shoqërisë shqiptare ka ndryshuar, po ta bëje këtë sondazh në vitet e errëta do të ishin shifra totalisht ndryshe. Sot ajo që vihet re për shkak të dhunës dhe konflikteve që krijon PD edhe në qeveri, PD nga viti 2021-2025 ka humbur 200 mijë votues. Mendoni se çfarë reflektimi ka te qytetarët. PD ka humbur mbështetjen e studentëve të dhjetorit, nuk ka më mbështetjen e themeluesve të saj”, tha Çupi.



Skip to toolbar