Sondazhi i dytë i ABC News dhe Angi Ricerche/ Minxhozi: Një prej kulmeve të vjetra të politikës po bie. Lami: Vota e elektoratit, po shkon drejt partive të mëdha

Më të fundit


ABC News dhe Angi Ricerche zbulojnë sot të dhënat e sondazhit të dytë për zgjedhjet e 11 majit.

Në këtë sondazh janë kontaktuar, përmes formave të ndryshem rreth 8400 vetë, nga të cilët janë përgjigjur dhe janë përpunuar e 3 mijë personave.

Analistët në studio komentuan rezultatet e sondazhit që kanë të bëjnë pikërisht me pëlqyeshmëritë e liderve në garë, ku Berisha dhe Shehaj rankohen në vendin e tretë.

Analisti Skënder Minxhozi tha se një nga kulmet e shtëpisë së vjetër politike ka rëndë dhe se partitë kryesore e kanë detyrë primare ruajtjen e kuotave të elektoratit.

“Kjo tregon që në vend që Berisha të konkuronte me vendin e parë, e shohim mes dy polikanëve të rinj ccka tregon që nëse je vendi i tretë ose i katërt, mundësitë për kryeministër reduktohen. Këtu na del skema që e komentuam që një nga kulmet e shtëpisë së vjetër politike ka rënë. Ndërkohë që Rama ruan kuotat dhe i rrit paksa, në kohë të këqija ku elita tradicionale, detyrën kryesore e ka të ruaj kuotat, do të thotë që e ka të rëndësishme të ketë stabilitet shifrash. Pala tjetër duhet të kishte rritje të shifrave dhe këtu gëlojnë partitë e reja.”

Analisti Roland Lami tha se sa më pranë të jetë dita e votimit, elektorati orientohet drejt partive të mëdha.

“Vota preferanciale nuk është detyrimisht votë për partinë. Vota preferenciale në raport me potencialin për votë, na tregojnë që sa më pranë shkojmë ditës së votmit aq më shumë shkon vota drejt partive të mëdha. Elektorati nuk do ta humbas votën. “

Analisti Frrok Ccupi tha se rrëshqitja e partisë së madhe, duke iu referuar Partisë Demokratike, do të ndodh më shpejt se partitë e vogla.

“Fakti që janë lëvizje të vogla për mua tregon shumë, fakti që jemi në shifra thuajse të barabarta. Në të dyja rastet ka dy fenomene, një parti duke u ngjitur në 33.7 dhe një parti tjetër që po zbret dhe takohen rrugës. Rrëshqitja e të madhes mund të ndodh shumë më shpejt se ajo e partisë së vogël.”



Skip to toolbar