Sondazhi i dytë në ABC News, 53.6 përqind vlerësojnë Edi Ramën si kryeministër

Më të fundit


“ABC News”, në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze italiane të sondimit, Angi Ricerche, ka publikuar këtë të hënë në emisionin “Real Story”, sondazhin e dytë për zgjedhjet e 11 majit.

Në sondazhin e dytë janë pyetur mbi 8400 qytetarë dhe gjithashtu janë bërë edhe pyetje shtesë.

Në sondazh janë përfshirë Elbasani dhe Fieri.

Një nga pyetjet që i janë përgjigjur qytetarët, është vlerësimi që kanë për Edi Ramën si kryeministër.53.6 përqind e të pyeturve, e vlerësojnë Edi Ramën si kryeministër.

Ky vlerësim, është rritur me 0.5 përqind krahasuar me sondazhin e parë./abcnews.al



Skip to toolbar