Sondazhi i Realstory.al, 81% e votuesve, pro shkarkimit të Metës

AKTUALITET


Rreth 81% e qytetarëve shqiptarë e vlerësojnë “të drejtë” shkrkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Kjo është përgjigja ‘pro’ që i kanë dhënë sondazhit të “Realstory.al”, rreth 944 votues në pak më shumë se 24 orë, nga hapja e pyetësorit, që Realstory.al i drejton shqiptarëve për vendimin e Qeverisë mbi shkarkimin e kreut të shtetit. Ndërkohë, 19% e votuesve e vlerësojnë si të gabuar vendimin për shkarkimin e Ilir Metës nga posti që mban. Të hënën Parlamenti votoi me 101 vota pro kërkesën e Komisionit të Ligjeve për ngritjen e Komisionit Hetimor, i cili do të hetojë shkeljet e Kushtetutës nga Presidenti i Republikës dhe më pas do të kërkojë nga Parlamenti shkarkimin e tij.

Ilir Meta, sipas raportit të Komisionit të Ligjeve, ka bërë disa shkelje të rënda kushtetuese, të cilat lidhen me dekretin e datës 10 qershor, për anulimin e dekretit të mëparshëm, që cakton 30 qershorin si datë të ligjshme të zgjedhjeve. Në këtë pikë, Ilir Meta vulosi fatin e tij në zyrën e Presidentit, pasi bëri një akt të paprecendentë dhe mbi të gjitha i pabazuar në Kushtetutë, pasi akti themeltar i  shtetit, nuk e njeh çdekretimin si veprim.

Ndaj, Qeveria vendosi t`i shkojë deri në fund shkarkimit të Ilir Metës, çka tashmë duket se ka dhe mbështetje të gjerë qytetare, referuar sondazhit të Realstory.al. Duket se qytetarët, në shumicë kanë kuptuar qartë veprimet e Presidentit, i cili me dekretin anti-kushtetues, jo vetëm që nuk i dha zgjidhje krizës politike në vend, por e drejtoi vendin drejt një përplasje civile, që për fatin e mirë të Shqiptarëve, u shmang pas ndërhyrjes së menjëhershme të Shteteve të Bashkuara ta Amerikës. Ndërkohë, sondazhi i Realstory.al, vijon të jetë i hapur për të gjithë qytetarët shqiptarë që duan të shprehin mendimin e tyre. Ju mund të votoni në Facebook, dhe në ueb në www.realstory.al.

Voto në sondazhin e mëposhtëm

Shkarkimi i Presidentit:


Skip to toolbar