Sondazhi i RealStory: Do të mbani maskën apo paguani gjobën?

CORONAVIRUS


Prej javës së ardhshme mbajtja e maskës për qytetarët e vendit do të bëhet e detyrueshme në mjedise të brëndshme dhe të jashtme, pra maska duhet të përdoret kudo. Lajmin e ka dhënë Kryeministri i vendit Edi Rama gjatë një dalje publike të shtunën. 

Maskat në autobus, në makinë, në trotuar, në shesh, në park, në rrugë dhe brenda nuk diskutohet. Nëse për bizneset gjoba do të vendoset në rrugën tradicionale, për individët gjoba do jetë në faturën e dritave. Nuk kemi asnjë rrugë tjetër dhe kush ankohet për gjobën e ka shumë thjesht, mjafton mos ta marrë

Edi Rama, 10 Tetor 2020

Rama ka lajmëruar se për ata që nuk do të zbatojnë këtë vendim do të ketë penalitete (gjoba) për vjeljen e të cilave do të përdoret mekanzimi I grumbullimit përmes faturave të energjisë elektrike. Pra nëse nuk ke maskë do të gjobitesh dhe gjoba do të përfshihet në fatyrën energjisë elektrike, duke u bërë e pashmangshme shlyerja e saj. 

RealStory nis sonazhin dedikuar kësaj cështje për të cilën ju mund të shprehni mendimin tuaj përmes alternativave të sondazhit. 

Ju cfarë do të bëni? Voto në sondazhin e RealStory

Qeveria vendos mbajtjen e maskave kudo dhe gjoba si ndëshkim për ata që nuk e mbajnë. Ju çfarë do bëni?


Skip to toolbar