Në emisionin “Real Story” është publikuar sondazhi i dytë i realizuar nga ABC News dhe Angi Ricerche.
Analisti Roland Lami, ka komentuar rezultatet e sondazhit të publikuar. Ai u shpreh se Partia Socialiste, ka tetë mandate dhe se sipas tij shkon drejt mandatit të 9 në Elbasan.
Ndërsa Partia Demokratike sipas tij humb një mandat.
“Nëse do marrim 56 % PS ka tejkaluar përqindjen e siguruar në Elbasan në 2021. Mbron mandatin e 8 dhe është afër me votat e veta me mandatin e 9. Pra nga 2021 sot që po flasim PS ka 8 mandate të sigurta shkon te mandati i 9. PD humb një mandat dhe rrezikon një mandat tjetër. Luhet mandati i 9 nëse do ta marrë Lapaj ose, jo. Dhe ka shumë mundësi që votat e partive të vogla t’i shkojnë partisë fituese që është parti e parë”, tha ai.