“ABC News”, në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze italiane të sondimit, Angi Ricerche, ka publikuar këtë të hënë në emisionin “Real Story”, sondazhin e dytë për zgjedhjet e 11 majit.Në sondazhin e dytë janë pyetur mbi 8400 qytetarë dhe gjithashtu janë bërë edhe pyetje shtesë.
Në sondazh janë përfshirë Elbasani dhe Fieri.Një nga pyetjet që i janë përgjigjur qytetarët, është vlerësimi i liderëve politikë
Edi Rama – 51.6 përqind e vlerësojnë pozitivisht
Adriatik Lapaj – 35.8 përqind e vlerësojnë pozitivisht
Agron Shehaj – 33.7 përqind e vlerësojnë pozitivisht
Sali Berisha – 33.7 përqind e vlerësojnë pozitivisht
Arlind Qori – 22.8 përqind e vlerësojnë pozitivisht
Ilir Meta – 11.5 përqind e vlerësojnë pozitivisht