Sondazhi në Fier/ Leka: PS po shkon drejt 11 mandate. Lami: PD të sigurt 5 mandate, votat e LSI drejt PS

Më të fundit


“ABC News”, në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze italiane të sondimit, Angi Ricerche, ka publikuar këtë të hënë në emisionin “Real Story”, sondazhin e dytë për zgjedhjet e 11 majit.

Në sondazhin e dytë janë pyetur mbi 8400 qytetarë dhe gjithashtu janë bërë edhe pyetje shtesë.

Në sondazh janë përfshirë Elbasani dhe Fieri.Analistët në studio komentuan rezultatet e sondazhit në qytetin e Fierit.

Sipas analistit Martin Leka, prezenca e Gazmend Bardhit në Fier mund të jetë ndikues në rënien e elektoratit në Fier.

Sipas tij, nëse partitë e reja nuk prodhojnë mandat, PS mund të bëhet me 11 mandate.

“Ka rënë shumë LSI, ndërkohë ka rënë shumë edhe PD. Shef Gazmend Bardhi një njeri problematik dhe i dyshimtë, unë mendoj që ka ndikuar të jetë kjo gjendje.

Duke marrë edhe partitë e vogla, më mirë mos e shih sondazhin. 6 mandate nuk besoj se i mban PD. Nëse partitë e vogla nuk prodhojnë mandat, ky mandat ka shumë mundësi t’i shkojë PS dhe të jetë me 11 mandate.”

Analisti Roland Lami tha se PD ka të sigurt 5 mandate, por me mëdyshje të gjashtin.

“PS ka një rritje ku votat e LSI kanë shkuar tek PS. PD ka rënie me 5 për qind dhe votat kanë shkuar drejt partive të reja. Pd ka të sigurt 5 mandate, por 6 mandate janë me pikëpyetje.”



Skip to toolbar